RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Kjo parti mori vetëm 1.7 për qind të votave.

“Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë”, shkroi Limaj përmes një postimi në Facebook.

Ai theksoi se kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por sipas tij, ka qenë e drejtë.

“Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë”, shtoi.

Gara e 28 dhjetorit, në vlerësimin e Limajt, “u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm”. “Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi”.

“Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe. Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona”, potencoi ai.

Kreu i Nismës theksoi se mbeten të bindur se Kosova “ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen”.

“Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën. Çdo votë është amanet. Çdo përkrahës është forcë”.

Kjo është një etapë, që sipas Limajt, “na obligon të jemi edhe më të përgatitur”. “Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet”, derisa u uroi qytetarëve Vitin e Ri.

Sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV-ja mori 49.34 për qind të votave, PDK 20.98 për qind, LDK 13.57 për qind, AAK 5.66 qind.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

Dyshohet për mbi 40 viktima nga shpërthimi fatal në Zvicër

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se “dhjetëra persona” kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë natës në Crans-Montana, ndërsa rreth 100 persona...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu