Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku sipas raportimeve po ftohen simpatizantë të grumbullohen para zyrave të partisë në kohën kur është në fuqi heshtja zgjedhore.

Sipas rregullores së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Neni 8 përcakton qartë se nga momenti i hapjes së qendrave të votimit deri në mbylljen e tyre ndalohet mbajtja e aktiviteteve të fushatës dhe grumbullimi i zyrtarëve të subjekteve politike në afërsi të vendvotimeve. Kjo për të garantuar proces zgjedhor të qetë, pa presion dhe pa ndikim mbi votuesit.

Përmes thirrjeve publike për mobilizim para zyrave partiake në Mitrovicë të Veriut dhe komuna të tjera veriore, Lista Serbe po akuzohet se po e shkel këtë dispozitë ligjore, në kundërshtim me rregulloren në fuqi.

Janë bërë thirrje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria dhe Policia e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për të garantuar respektimin e rregullave zgjedhore.

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, Lista Serbe tashmë ishte gjobitur me 30 mijë euro, pas një ankese të paraqitur nga një subjekt tjetër politik serb në veri, për shkelje të mëparshme të ligjit gjatë procesit parazgjedhor.

Institucionet përgjegjëse pritet të vlerësojnë situatën dhe të vendosin nëse do të ndërmerren masa të mëtejshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu