Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të mbahet me fillim nga ora 12:00 në Shkup.
Kujtojmë se javë më parë, Ziadin Sela njoftoi për largimin nga koalicioni AKI ndërsa sot pritet të vendoset për hapat e radhës.
