Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi spitalet modulare, asnjëherë nuk janë marrë në pyetje. Asnjë akuzë dhe asnjë përgjegjësi për të dy zyrtarët e LSDM-së

Urim HASIPI

Gostivar, 24 dhjetor – Në vend të një viti e gjysmë burg, sa u kishte shqiptuar Gjykata Themelore në Tetovë, dy ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës tani do të vuajnë nga tre vjet burg secili. Gjykata e Apelit në Gostivar ka marrë vendim meritor me të cilin ua ka dyfishuar dënimet me burg ish-drejtorëve të Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, në lidhje me zjarrin në spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona. Me aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur nga Gjykata Themelore në Tetovë në muajin maj, të dy ish-drejtorët ishin dënuar me nga një vit e gjysmë burg. Duke vendosur mbi ankesat e tyre, si dhe mbi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë, gjykata e shkallës së dytë në Gostivar ka sjellë aktgjykim me të cilin ua ka rritur dënimet në nga tre vjet burg.

Banner 1Banner 2

Seanca publike në të cilën janë shqyrtuar ankesat është mbajtur më 26 nëntor dhe po atë ditë është marrë edhe aktgjykimi, i cili është ndryshuar vetëm në pjesën e dënimeve. Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit, është shqiptuar edhe një dënim më i lartë financiar prej 300.000 denarësh për Spitalin Klinik të Tetovës, i cili, në vend të një milion denarëve sa kishte vendosur Gjykata Themelore në Tetovë, tani si person juridik i përfshirë në procedurë duhet të paguajë 1.3 milion denarë.

Nga gjykata e shkallës së dytë bëjnë të ditur se si të pabazuara janë refuzuar ankesat e të pandehurve Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe ankesa e Spitalit Klinik, ndërsa janë pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë dhe të të dëmtuarve në pjesën e vendimit për kërkesën pasurore-juridike.

“Gjykata e ndryshoi aktgjykimin në pjesën e sanksionit penal dhe në pjesën e vendimit për kërkesën pasurore-juridike, ashtu që të pandehurit F.B. nga T. dhe A.E. nga T., të cilët me aktgjykimin e shkallës së parë janë shpallur fajtorë për veprën penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ sipas nenit 292 paragrafi 4 në lidhje me nenin 288 paragrafi 4 dhe paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, i dënoi me nga tre vjet burg, ndërsa personin juridik të akuzuar, Spitali Klinik i Tetovës, të shpallur fajtor për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ sipas nenit 288 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 4 dhe 2 të Kodit Penal, e dënoi me gjobë prej 1.300.000 denarësh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar.

Nga atje shtojnë se në pjesën e shpenzimeve të procedurës, aktgjykimi i shkallës së parë është anuluar dhe lënda në këtë pjesë i kthehet gjykatës për vendimmarrje të re.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Apelit në Gostivar vendos për një aktgjykim të shkallës së parë lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës, i cili ndodhi më 8 shtator 2021. Procesi i parë gjyqësor kundër dy ish-drejtorëve përfundoi më 5 qershor 2023, kur ata u dënuan me burg me kusht, ndërsa për Spitalin Klinik u shqiptua një gjobë prej një milion denarësh. Pas procedurës ankimore, në gjysmën e parë të majit 2024, Gjykata e Apelit në Gostivar e anuloi pjesërisht aktgjykimin dhe vendosi që ish-drejtorët dhe Spitali të gjykohen sërish.

As nga aktgjykimi i përsëritur nuk ishin të kënaqur as të pandehurit, as familjarët e viktimave dhe të të lënduarve në zjarrin e spitalit modular. Palët në procedurë paraqitën ankesa edhe ndaj këtij aktgjykimi, për të cilin Gjykata e Apelit në Gostivar, siç njoftoi sot, ka marrë vendim meritor. Spitali modular në Tetovë, i cili ishte hapur për trajtimin e pacientëve me Covid-19, u përfshi nga zjarri mbrëmjen e 8 shtatorit 2021, ndërsa në tragjedi humbën jetën 14 persona. Prej tyre, 12 ishin pacientë të shtruar në spital, ndërsa për dy është konstatuar se ishin anëtarë të familjeve të pacientëve të shtruar. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu