Pakënaqësi në VLEN: Reagon gazetari Naser Pajaziti, kritika të ashpra ndaj “hardhucave dhe profiterëve sezonalë”

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, duke ngritur shqetësime serioze për, siç i quan ai, riciklimin e figurave të vjetra politike dhe përjashtimin e profesionistëve të vërtetë nga proceset vendimmarrëse informon Tetovasot.

Sipas Pajazitit, figura që më parë kanë qenë pjesë e BDI-së dhe LSDM-së, sot i gjejmë të sistemuara brenda VLEN-it, pa asnjë reflektim apo përgjegjësi morale për të kaluarën e tyre politike. Ai thekson se këta individë nuk kanë ndjeshmëri shoqërore dhe, pavarësisht kësaj, paraqiten si predikues morali.

“Janë një shumicë dërmuese që pa pikë turpi vardisen rreth dyerve të pushtetit, duke grabitur çdo mundësi dhe duke ndarë poste e punësime sipas tekeve dhe pazareve të natës”, shprehet Pajaziti në reagimin e tij.

Banner 1Banner 2

Në anën tjetër, ai vë në pah se profesionistët e mirëfilltë dhe njerëzit e suksesshëm, të cilët prej më shumë se një dekade kanë kërkuar ndryshim dhe frymë të re, sot janë lënë në harresë. Sipas tij, ata janë pa status pune, pa respekt institucional dhe pa vendin që meritojnë në shoqëri, ndërsa për poste apo përgjegjësi publike as që bëhet fjalë.

Gazetari Pajaziti kritikon ashpër atë që e quan fenomen i “hardhucave sezonalë”, individë që sipas pushtetit vijnë e shkojnë, duke përfituar personalisht dhe pa dhënë asnjë kontribut real për vendin.

“Populli e di mirë se ndryshimi i vërtetë nuk vjen nga riciklimi i profiterëve, por nga ata që punojnë për vendin, jo për xhepin e tyre”, përfundon ai.

Reagimi i Pajazitit pritet të nxisë debat të mëtejshëm brenda opinionit publik për funksionimin, parimet dhe premtimet e koalicionit VLEN.

Postimi i plote:

Hardhucat dhe profiterët sezonal!
Nga BDI e LSDM sot i shohim në VLEN. Nuk i bëhet aspak vonë, s’kanë kokërr njerzillëku dhe fytyre, bile të shesin moral. Janë një shumicë dërmuese që pa pikë turpi vardisen rreth e rrotull dyerve të pushtetit, duke grabitur çdo mundësi dhe duke ndarë poste e punësime sipas tekeve dhe pazareve të natës.
Ndërkohë, profesionistët e vërtetë dhe njerëz të suksesshëm, që prej më shumë se një dekade kanë kërkuar frymë të re dhe ndryshim, sot janë harruar. Pa status pune, pa respekt, pa vendin që meritojnë. Për poste apo përgjegjësi publike? As që bëhet fjalë.
Ndërsa hardhucat sezonal vazhdojnë të vijnë e shkojnë sipas pushtetit, populli e di mirë: ndryshimi i vërtetë nuk vjen nga riciklimi i profiterëve, por nga ata që punojnë për vendin, jo për xhepin e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu