Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara nga interesa personale politike dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin multietnik të vendit.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Filipçe theksoi se LSDM ka bashkëjetesë shumë të mirë brenda partisë me qytetarë nga të gjitha komunitetet etnike dhe se karakteri multietnik e multikulturor i saj nuk do të ndryshojë.

“Ka njerëz edhe nga komunitetet e tjera etnike dhe karakteri ynë multietnik e multikulturor nuk do të ndryshojë, as nuk do të kultivohet në mënyrën që propozon zoti Ahmeti,” deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se Ahmeti këto qëndrime i shpreh vetëm për përfitime politike në rrethanat aktuale, duke ironizuar edhe deklaratat e tij për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

“Nëse mendon se në këtë mënyrë do ta shpërbëjë edhe Maqedoninë, mund t’i porosis se nuk do të fitojë kështu,” tha Filipçe.

Sa i përket kritikave nga VMRO-DPMNE, kreu i LSDM-së u shpreh se kjo parti duhet të fokusohet te përgjegjësitë e veta qeverisëse.

“Le të shikojnë oborrin e tyre dhe kuadrot me të cilat e menaxhojnë shtetin. Për fat të keq, qytetarët janë sjellë në buzë të varfërisë dhe kjo duhet të jetë shqetësimi i tyre kryesor,” theksoi ai.

Në fund, Filipçe nënvizoi se LSDM ka standarde të larta për përzgjedhjen e kuadrove dhe se partia po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, me synimin që pushteti t’u kthehet qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu