Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja komemorative në kujtim të këngëtarit të mirënjohur Shemsi Krasniqi – Shemi.

Në këtë ceremoni përkujtimore janë të ftuar familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të komunitetit artistik, për të nderuar jetën dhe veprën e artistit, i cili la gjurmë të thella në muzikën shqiptare, njofton KultPlus.

Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht si vokalist i grupit legjendar “Ilirët”, ishte një nga zërat më përfaqësues të muzikës shqiptare, duke kontribuar në ndërtimin e identitetit muzikor kombëtar dhe duke u bërë pjesë e pandashme e trashëgimisë sonë kulturore.

Mbledhja komemorative do të shërbejë si një moment reflektimi dhe respekti për figurën e tij artistike dhe njerëzore, si dhe për kontributin e çmuar që ai la pas për brezat e ardhshëm./KultPlus.com

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

Spiropali me deputetet shqiptare: Dialog dhe unitet për rrugën europiane

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një tryezë të përbashkët me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu