Shefi i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi në takimin me strukturat e VLEN-it në Gostivar në hapjen e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura në këtë komunë ka theksuar se Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës, shkruan Top24
Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës. Qytetarët e Gostivarit e dijnë mirë këtë. Është koha që të kthehet dhe t’i rregullojë krejt ato që i shkatërruan këta të tjerët.
Ata nuk garojnë për të bë punë për Gostivarin. Atyre iu duhet Gostivari për mbijetesë politike. Për ta shpëtuar karrierën personale dhe për ta financuar partinë. Nuk e kanë hallin e Gostivarit dhe gostivarasve.
Gostivari sot ka nevojë për siguri politike, për stabilitet, për një dorë të provuar, jo për eksperimente, jo për improvizime dhe jo për njerëz që e shohin qytetin si shpëtim politik.
Urime kandidatit Nevzat Bejta dhe urime për përzgjedhjen si shef shtabi Bahar Shabani!
