Maqedonia e Veriut e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

Maqedonia renditet e treta në Evropë për sa i përket numrit të femicideve, ose vrasjeve të grave nga partnerët e tyre intimë. Kjo tregohet nga të dhënat për vitin 2023 të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian përgjegjëse për t’i ofruar Bashkimit Evropian të dhëna statistikore në nivel evropian – Eurostat, mbi numrin e femicideve në shtetet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia renditet e treta, pas Letonisë dhe Lituanisë. Në Letoni, shkalla më e lartë e femicideve u raportua në vitin 2023, përkatësisht 17 gra për milion banorë, ndërsa në Lituani, 10 gra për milion banorë u vranë nga partnerët intimë.

Në Maqedoni, u raportuan 6 raste femicidesh për milion banorë në të njëjtën periudhë. Pas nesh është Bosnja dhe Hercegovina me 5 raste femicidesh, ndërsa Austria, Britania e Madhe dhe Ukraina me 4 vrasje për milion banorë.

Nuk është shënuar femicid në Maltë, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi gjithashtu kanë shkallë të ulëta, me nga një rast për milion banorë secila.

Sipas të dhënave të Eurostat, në Bashkimin Evropian, shkalla e grave të vrara nga partnerët e tyre është 4 gra për milion banorë, ndërsa për burrat është për gjysmë më e ulët dhe është 2.2 burra për milion banorë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme (MPB), në periudhën 2018-2023, janë kryer gjithsej 6,242 vepra penale të dhunës në familje, duke përfshirë: vrasje (33 vepra), tentativë vrasjeje (14 vepra), lëndim trupor (3,792 vepra), lëndim të rëndë trupor (155 vepra), presion (38 vepra), rrezikim të sigurisë (2,179 vepra), heqje e kundërligjshme e lirisë (29 vepra) dhe ndërmjetësim në prostitucion (2 vepra).

Organizatat joqeveritare që luftojnë dhunën në familje thonë se shteti nuk ndan fonde të mjaftueshme për të ndihmuar viktimat, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm akomodimi, as ndihmë profesionale, prandaj një numër i madh grash mbeten duke jetuar me abuzuesin.

Nga Rrjeti Kombëtar thonë se riintegrimi i viktimës është më i rëndësishmi, por për këtë duhen para, ndërsa shteti nuk parashikon mjete në buxhet. Gratë viktima të dhunës në familje, pasi paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, marrin nga shteti vetëm 15.000 denarë ndihmë njëherësh (rreth 250 euro), ndërsa për shpenzimet e tjera si qiraja e banesës, shpenzimet e përgjithshme, ushqimi, arsimimi i fëmijëve, nuk jepet asnjë ndihmë. Pikërisht për shkak të mungesës së kësaj ndihme, një pjesë e madhe e viktimave kthehen sërish te partneri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mërgimtari: “Po qysh me ardhë me votu unë kur jetoj në Gjermani, kurr as rryma nuk m’nalet, e me vendos për jetën e juj...

Mergimtari këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një lidhjeje telefonike në Kanal 10, ku një mërgimtar ka ngritur shqetësimin se si mund të...

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka folur pas seancës së mbajtur sot në rastin ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe...

Lirim Memetaj tallet me Kurtin: Asnjë premtim nga programi 50-faqësh, tash video nëpër oda për t’i gëzuar pleqtë që s’po lëshon pe

Analisti dhe publicisti Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve elektorale dhe...

VIDEO/ Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer...

Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë

Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu