A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe për një mandat tjetër në krye të integristëve.
Ahmeti me mbylljen e kongresit paralajmëroi reforma brenda kampit të tyre, ku përmes 5 tezave parashtruara mendon se do t’i këndellin shqiptarët në të ardhmen e afërt.
Me përfundimin e kongresit të partisë, Aliu arriti të heq një pjesë të mëkateve të tija si shfajësim nga vetja përmes largimit nga tavolina e pokerit politik, figura të lodhura dhe të konsumuara prej vitesh në kampin integrist.

Mbetet për t’u parë nëse rrethi i ngusht që u zgjodh në tavolinën e re të pokerit politik do ta fitojnë bastin e kësaj loje përballë kampit kundërshtar apo do vazhdojnë t’i humbasin lojërat politike njëlloj si kolegët e tyre?

Kur jemi te këndellja e shqiptarëve pas këtij kongresi duhet shtuar se njëri nga vredistët e kampit qeveritar si kryekomunari i Çairit Izet Mexhiti, u shpreh lidhur me konkluzionet e kongresit të DUI-t se “një rrobe e larë nuk është rrobe e re”!

Nga ana tjetër, VREDI gjithashtu nuk është një rrobe e re, por një model arnash e mballosur në trupin e saj të zhvirgjirosur nga despoti Micko në bodrumet e bordellos qeveritare, që reklamohet si ndryshim i modelit dhe i të bërit politik, megjithse prej dy vitesh nuk ec dot përpara me reformat e paralajmëruara për ndryshim.

Prej më shumë se tri dekadash shqiptarët e kësaj ane kanë përjetuar rrëmet dhe tërmet në historinë e tyre të përpjekjeve për t’u ngjitur piedestal, por fatkeqësisht pasukses, pasi ato përpjekje dhe ai mund i rraskapitjes së madhe u shit dhe u stërshit nga partiçkat tona, për hir të pushtetit dhe karrierave të tyre politike sa herë që hynin në bordellon qeveritare.

Cila nga partiçkat tona apo nga liderët tanë spurdhjakë kanë vënduar si kusht para kryeministrave maqedonë se pa shlyerjen e nofkës së 20 % nga kushtetuta dhe pa ndryshuar formulimin përfaqësimit të shqiptarëve në preambulë si element kostituiv i barabartë me maqedonët ( dhe jo në një kategori me pakicat e papërfillshme) brenda një afati të caktuar, nuk do të pranojmë të hyjmë në qeveritë e koalicionit?
Fatkeqësisht asnjë!

Duket sikur ato kanë bërë pakt me djallin, duke iu shmangur përgjegjësisë përmes sajesave dhe arsyetimeve të pajustifikueshme se kushtëzimet janë politika bllokuese dhe izolacioniste, që nuk i shërbejnë shqiptarëve, por na defaktorizojnë para ndërkombtarëve.
Në fakt, e vërteta është se partiçkat tona e kanë braktisur çështjen shqiptare jo për shkak të politikave konfliktuale dhe të konfrontimit me bllokun maqedon për çështjen kombëtare, por thjesht për hir të pushtetit i kanë ulur të “mbathurat” e tyre.

Shqiptarët e Severnistanit nuk e kanë akoma një subjekt politik të shqiptarëve për shqiptarët, e cila do bëhesh gardian i mbrojtjes dhe i ruajtjes së identitetit kombëtar dhe barazisë mes shqiptarëve dhe maqedonëve, nëse blloku tjetër do të donte që ky shtet të qëndrojë me këmbë mbi tokë, nuk kishte alternativë tjetër veç barazisë së plotë me shqiptarët.
Një subjekt i tillë me atë filozofi revolucionare dhe me atë bagazh politik nuk duket akoma në horizont.Mbase vjen një ditë!

Që prej tri dekadash partiçkat tona qurraviten, justifikohen, qahen dhe ankohen, në takimet e tyre me ndërkombëtarët sesi partitë maqedone po na bëjnë bllok dhe nuk na japin ato të drejta që na takojnë, nga ana tjetër e përrallisin popullin me rrëfenja të demoduara tashmë se ne në državën e Severnistanit jemi element shtetformues dhe se gjuha shqipe është tashmë zyrtare.

Emërtimi përdhosës për gjuhën shqipe në kushtetutë si gjuhë pa emër por që shprehet përmes shifrave nuk është vetëm vepër e politikës shovene të bllokut maqedon ndaj shqiptarëve, por edhe miratim i heshtur i partiçkave tona.

Diskriminimi në preambulën e kushtetutës ku shqiptarët bëjnë pjesë në grupin e qytetarëve të saj si pakica etnike dhe jo si maqedonët, si kombi i privilegjuar dhe i vetëm i supremacisë së shtetit dhe pushtetit, tregon qartë pabarazinë dhe statusin inferior që shqiptarët kanë në këtë državë që mbahet në këmbë me patericat e partiçkave shqiptare.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mërgimtari: “Po qysh me ardhë me votu unë kur jetoj në Gjermani, kurr as rryma nuk m’nalet, e me vendos për jetën e juj...

Mergimtari këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një lidhjeje telefonike në Kanal 10, ku një mërgimtar ka ngritur shqetësimin se si mund të...

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka folur pas seancës së mbajtur sot në rastin ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe...

Lirim Memetaj tallet me Kurtin: Asnjë premtim nga programi 50-faqësh, tash video nëpër oda për t’i gëzuar pleqtë që s’po lëshon pe

Analisti dhe publicisti Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve elektorale dhe...

VIDEO/ Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer...

Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë

Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu