Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik.
Sipas këtyre burimeve, kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë kontrollin mbi pozitën e drejtorit në M-NAV, e cila deri më tani i ka takuar grupacionit politik të Arben Fetait.
Në këtë kontekst, pritet që aktualisht të shkarkohet Fatmir Zimberi, ndërsa Mexhiti të emërojë një person të afërt dhe të besuar të tij në këtë pozitë të rëndësishme.
Ky zhvillim shihet si një tjetër përplasje e brendshme për ndikim dhe pozicione brenda Koalicionit VLEN, duke rritur tensionet mes grupeve që e përbëjnë atë.
