Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës kanë protestuar sot para stacionit policor, si shenjë pakënaqësie për shkak të alarmeve të shpeshta për bomba, të cilat deri më tani kanë rezultuar të rreme informon Tetovasot.
Ata shprehen se për shkak të këtyre alarmeve kanë qenë të detyruar të braktisin disa herë procesin mësimor, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të mësimit dhe pasiguri tek nxënësit dhe stafi arsimor.
Protestuesit kërkojnë masa konkrete nga institucionet kompetente, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla dhe të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt për zhvillimin normal të mësimit raporton Tetovasot.
Nga policia ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me kërkesat e nxënësve, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave që qëndrojnë pas këtyre alarmeve të rreme.
