Sulmuesi në plazhin Bondi në Australi, anëtar i klubit serb “Zastava” në Sidnej
Një prej autorëve të sulmit terrorist në plazhin Bondi ka qenë anëtar i një klubi serb të gjuetisë në Sidnej, ndërsa hetimi pas sulmit terrorist ndaj komunitetit hebre zbuloi se Naveed Akram ka pasur licencë për gjashtë armë gjuetie që nga viti 2015.
Shoqata e Gjuetisë “Zastava” grumbullon kryesisht anëtarë të diasporës serbe në Sidnej dhe, përveç aktiviteteve të gjuetisë, organizon edhe piknikë dhe tubime.
