Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka ngritur sot dyshime për zhvillime të reja skandaloze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pas një deklarate enigmatike të publikuar në rrjete sociale, ku shprehet se i ka rënë në dorë telefoni i një zyrtari të lartë të kësaj partie.
Shprehja e përdorur prej tij – “Allahu na ruajt” – është interpretuar nga opinioni si një paralajmërim serioz për përmbajtje komprometuese që mund të bëhet publike në ditët në vijim. Edhe pse Memetaj nuk ka dhënë ende detaje konkrete, reagimet kanë qenë të shumta, duke shtuar pritshmëritë për zbardhje të mundshme të aferave apo komunikimeve të ndjeshme brenda VV-së.
