Shqiptari e rrëzon për 30 sekonda boksierin amerikan (VIDEO)

Boksieri Kristian Prenga shkëlqeu në maçin e tij të fundit në SHBA, duke mbyllur duelin brenda 30 sekondash.

Në ringun e Atlantic City, boksieri shqiptar mposhti pa vështirësi amerikanin Brandon Carmack, i cili hyri në përballje me pritshmëri të larta.

Disa goditje të fuqishme të Prengës ishin të mjaftueshme që kundërshtari të dorëzohej menjëherë.

Fitorja e shpejtë rikonfirmoi mirditorin si një boksier të pamëshirshëm, ndërsa të gjitha 19 triumfet në karrierë i ka arritur me “knock-out”.

“Atmosfera në sallën e Bally’s Atlantic City u ndez nga mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët e pritën suksesin me entuziazëm.

“Ky rezultat jo vetëm e forcon rekordin personal të Prengës, por e ngjit edhe më lart si një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Safe City”: Sa larg e kapin kamerat dhe si funksionon kontrolli i shpejtësisë në trafikun rrugor

Me zbatimin e sistemit modern të trafikut “Safe City”, autoritetet e sigurisë rrugore nisën monitorimin ndaj shkeljeve të rregullave të komunikacionit duke përdorur një...

Kontrolli që përfundoi në mënyrë dramatike: Shoferi sulmon policin, MPB me detaje!

Më 23.01.2023, rreth orës 05:55, në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Probishtip, zyrtarë policorë nga Sveti Nikollë ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P....

Vjetërsim i qëllimshëm? Gjatë qeverisjes VMRO-VLEN bie edhe rasti “Talir” për Gruevskin

Një pjesë e edhe një vepre penale të lidhur me ish-kryeministrin Nikola Gruevski është vjetërsuar zyrtarisht, për shkak të kalimit të afateve ligjore për...

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu