Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas Fetsit, vota e delegatëve është dëshmi e qartë e drejtimit dhe vizionit që Mickoski ka ndërtuar si prijës politik.
Ai i ka dëshiruar sukses në kapitullin e ri të udhëheqjes, duke theksuar se objektivat që e presin kërkojnë vendosmëri dhe vazhdimësi. Fetai ka nënvizuar se bashkëpunimi mes tyre, si në Qeveri ashtu edhe brenda koalicionit, do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, fokus dhe energji.
Sipas tij, ky partneritet synon zhvillim, progres dhe rezultate konkrete që do ta çojnë vendin përpara.
