Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të veçantë emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka uruar babain me rastin e ditëlindjes së 65-të.

Në dedikimin e publikuar, Korabi shpreh respektin dhe mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të babait në muzikën shqiptare. Ai thekson se edhe pse Iliri hyn në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që “nuk plaket kurrë”, pasi zëri dhe këngët e tij kanë ndriçuar artin shqiptar dhe kanë lënë gjurmë të paharrueshme në kulturën tonë.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri. Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Korabi.

Ai gjithashtu falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i Ilir Shaqirit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare.

Me këtë postim emocionues, fansat dhe publiku shqiptar kanë ripërsëritur vlerësimin për një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, i cili me këngët e tij ka shoqëruar gjenerata të tëra dhe ka lënë një trashëgimi të paharrueshme artistike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK’së dhe ka kërkuar besimin e strukturave të partisë që ta marrë këtë detyrë. “Pas dorëheqjes së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu