Arbër Ademi i thotë VLEN-it dhe Mendi Qyrës: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni falje, por paditeni nga policia

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar në Komunën e Strugës, ku kryetari i Strugës Mendi Qyra u padit nga policia për mospërdorimin e flamuri shetëror në festën e 28 Nëntorit. Ademi tutje thekson se as kërkim falja nuk mjaftoi, siç shton brenda ditës policia edhe i paditi.

“Para zgjedhjeve, sa kohë BDI ishte në qeveri, thoshin: “Ngriteni flamurin lart e më lart.”

Pas zgjedhjeve, kur u futën në qeveri si Rrahman Morina dikur, “e lëshuan bajrakun”. Madje gjatë fushatës nuk i lanë qytetarët ta ngrinin flamurin në zemër të Tetovës e në qytetet e tjera.

E tani, me 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, vetëm pse qytetarët e ngritën flamurin si çdo vit, ua tërhoqën veshin, që të nesërmen t’i kërkonin falje me betim se kurrë nuk do ta përsërisin “gabimin”. Por as kjo nuk mjaftoi: brenda ditës policia edhe i paditi.

Nuk di më çfarë të them! Edhe vetë Rrahman Morina do t’ua kishte zili për shkallën e servilitetit dhe vasalitetit”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu