Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Financave dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokim të qëllimshëm të mjeteve financiare që, sipas tij, po pengojnë pagesën e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë të transportit publik.

Rama tha se shërbimet në kryeqytet janë ndërprerë dhe punëtorët kanë mbetur pa paga, ndërsa komuna, sipas tij, është në pritje të transferimit të fondeve nga ministria. Ai rikujtoi se javën e kaluar Asambleja komunale votoi bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime – siç theksoi ai – kanë mundur të mbulohen nga të hyrat vetanake prej 35 milionë eurosh dhe nga grantet qeveritare të cilat, sipas tij, nuk kërkojnë votim, por vetëm miratim nga ministri, përcjell Telegrafi.

Kryetari përmendi se komuna ka qenë e detyruar të përdorë gjithçka të mundshme për të siguruar pagat e punëtorëve, përfshirë edhe thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku u votuan 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024. Ai kujtoi se këto mjete ishin bllokuar tri herë radhazi nga asamblistët e Vetëvendosjes, të cilët më pas – siç tha – dolën publikisht duke pretenduar se “e shpëtuan kryeqytetin”.

“Qytetarët e dinë se, nëse buxheti nuk do të ishte bllokuar më herët, nuk do të kishte nevojë për ‘çbllokim’,” tha Rama, duke shtuar se në fund i falënderon të gjithë ata që votuan në interes publik.

Ai i drejtoi ministrit Murati një sërë pyetjesh, duke kërkuar sqarime pse mjetet ende nuk janë lëshuar, nëse po krijohet qëllimisht një krizë tjetër për përfitime politike, apo nëse – siç u shpreh – po praktikohet “mbajtja peng e mjeteve publike për interesa ditore”.

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur kryeqyteti po përballet me ndërprerje të shërbimeve të transportit publik dhe me paralajmërime për radikalizim të veprimeve nga punëtorët. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së...

VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo...

“Sindikalistët” do të protestojnë për rritjen e pagës minimale në 600 euro

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600...

Më ofruan 5 milionë euro që të ndërroja fenë, por nderi dhe liria nuk janë për shitje!

Nga Remi Ilir Kushi Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu