Aplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht

Ditën e dytë radhazi kamerat e MPB-së për projektin “Qytet i Sigurt” po trazojnë opinionin në Maqedoninë e Veriut, shekuan portali Faktor.

Një numër i madh shoferësh që dje e përjetuan sistemin nga afër panë saktësisht se si do të funksionojë projekti i cili synon të sjellë rregull dhe qetësi në kaosin rrugor në vend.

Me këtë projekt, qytetarët pritet të disiplinohen dhe të ngasin sipas rregullave të trafikut, në mënyrë që të mos paguajnë gjoba apo të përballen me pasoja më të mëdha, siç është marrja e patentës së shoferit.

Përveç në kryqëzimet e mëdha, askush nuk e di saktësisht dhe nuk mund të parashikojë ku ka kamera. Pikërisht për këtë arsye, në aplikacionet e dedikuara për trafikun, një pjesë e madhe e kamerave të këtij projekti tashmë janë të shënuara, kështu që shoferët duke përdorur aplikacionin mund të shohin me saktësi se ku ndodhen kamerat.

Një nga këto aplikacione është Waze, në të cilin gjenden pothuajse të gjitha kamerat e vendosura. Aplikacioni ofron paralajmërime për trafik të dendur, punime në rrugë, kamera apo polici në segmentin ku po udhëtoni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, me gjuhë skandaloze: ‘LDK e urren mërgatën si Vuçiqi shqiptarët’

Deklaratat e fundit të Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë ndezur sërish debatet për gjuhën e egër dhe retorikën e...

Vuçiq: NIS s’mori licencë nga SHBA për vazhdimin e rafinerisë, jam i zhgënjyer

Industria Serbe e Naftës (NIS) nuk ka marrë licencë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për të vazhduar funksionimin e rafinerisë në Pançevo, ka...

Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka, do të jetë pjesë e listës për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar kryetari i kësaj partie,...

BE ndërhyn në përplasjet e KPK-së: Hajdaraj thirret në takim urgjent pas shkarkimeve skandaloze

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një e-maili drejtuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, i ka kërkuar atij mbajtjen...

Akuza për mashtrime me prokurimet publike/ Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini

Federica Mogherini është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshin Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu