Mesazhi i ashpër i Hisen Berishës: ‘Para se të flisni për UÇK-në, shikoni çfarë keni bërë për Kosovën

Shkruan: Hisen Berisha, ish deputet i Kuvendit të Kosovës

(Ramush Haradinaj e luftëtarët e lirisë, nuk matet me fjalë por me histori, historia nuk fal)

Kur figura që aksidentalisht kanë gjetur hapësirë në politikë e media, që ka qenë e janë pjesë e skandaleve, kontradiktave dhe debatit publik tentojnë të shesin moral, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: cili është kredibiliteti i tij/saj për të vlerësuar të tjerët?
Dikush që e ka të kaluarën dhe jetën publike të mbushur me skandale dhe kontradikta morale dhe tenton të shesë moral politik, kontrasti është i pashmangshëm.

Emra të përveqëm të spektrit politik kurtian, janë emra që kanë ngjallur debate shpesh, jo për platforma politike apo ide të menqura e të qëndrueshme, por për sjellje që kanë ngritur pikëpyetje mbi imazhin e tyre publik, përgjegjësinë shoqërore dhe të kaluaren e tyre apo pastërtinë e fugurës, si dhe koherencën morale. Pra, të tillët/at, janë përfolur shpesh, për shkak të vendimeve, veprimeve dhe sjelljeve të tyre publike, të cilat për shumë qytetarë kanë ngritur pikëpyetje rreth qëndrueshmërisë etike, përgjegjësisë familjare dhe imazhit që përfaqësojnë në politikë.

Këto janë çështje të cilat opinionit publik i kujtohen sa herë kjo kategori tentojnë të japin gjykime morale për të tjerët, sidomos kur këto gjykime drejtohen ndaj figurave historike të luftës dhe njerëzve që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend.

Të flasësh me ton denigrues për Ramush Haradinajn ose cilindo nga ne tjetër, luftëtar të UÇK-së, duke i dhënë epitete përafrimi dyshues me Serbinë, ndërkohë që vetë nuk bartin as një përqind të barrës së kontributit e përgjegjësisë që ata kanë mbajtur gjegjësisht dhënë për lirinë e Kosovës, është një mospërputhje morale që publiku e sheh qartë.

Kur bëhet fjalë për figurat historike të luftës, si Ramush Haradinaj, kontrasti bëhet edhe më i qartë.
Ramush Haradinaj nuk është një emër politik që ekziston vetëm në opinionin publik, ai ka dhënë provën e kontributit të vet mbi jetën, lirinë dhe sigurinë e vendit. Ai dhe luftëtarët e lirisë, e kanë përballuar Serbinë nën armë, ka përjetuar burgun e Hagës dhe ka sakrifikuar pjesë të jetës së tij dhe familjes për lirinë e Kosovës. Kritikat ndaj një figure të tillë nuk mund të ketë të njëjtën peshë morale aq më tepër kur vije nga disa që nuk kanë përjetuar asnjë prej këtyre provave.

Mund të ketë mendime të ndryshme politike, kritika, qasje e qëndrime, ato janë legjitime. Por asnjë kritike ndaj atyre që e kanë mbrojtur këtë vend me armë në dorë nuk qëndron kur vjen nga figura që ende nuk kanë dhënë dëshmi të përgjegjësisë së njëjtë morale, kombëtare dhe shoqërore.

Në politikë, zëri nuk matet me sa herë shfaqesh në media, por me peshën e fjalës dhe kontributit. Retorika e ashpër, opinionet ose polemikat televizive nuk janë ekuivalente me sakrificën.
Moral të vërtetë ka vetëm ai që e ka dëshmuar e paguar me veprime dhe jo vetëm me fjalë. Historia e UÇK-së dhe e figurave të saj nuk mund të relativizohet me narrativa të pambështetura në fakte.

Prandaj, është me vend të kujtohet se Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë si ai, nuk kanë bërë pazar me Serbinë. Ata e kanë përballuar Serbinë, me plumb dhe sakrificë. Dhe kushdo që tenton t’i ulë me retorikë, duhet parë së pari në pasqyre dhe të vlerësojë se çfarë ka dhënë vetë për këtë vend.

Për ta bërë këtë më të qartë dua të vë në pah se:
– Ramush Haradinaj dhe të gjithë ne bashkëluftëtarët e tij, jemi përballur me Serbin me armë, e Ramushi edhe me drejtësi në Hagë. Sakrifica jonë është dokumentuar dhe pjesë e historisë së vendit.
– Opinioni publik dhe kritikat morale duhet të bazohen në kontribut të matshëm dhe jo në protagonizëm medial apo spekulime personale.
– Kush guxon të relativizojë figurat e luftës duhet të tregojë qartë se çfarë ka dhënë ai/ajo për vendin, jo vetëm çfarë ka thënë në debate apo intervista.
Sepse “kush e ka kthyer trurin në organ të tretjes, e përdorë gojën për jashtqitje”, (G. Dume).

Letërsia politike dhe morale njeh një parim të thjeshtë se, respekti ndaj heronjve nuk matet me fjalë, por me vepra. Kush flet për heroizëm dhe për luftëtarë të kombit duhet ta dijë këtë, sepse historia nuk e fal shpifjen dhe relativizimin. Sot, po ju kursen drejtësia në munges të Ligjit përkatës për mbrojtjen e vlerave të luftës, të cilin me qëllim nuk e keni kaluar në Kuvend, dhe nga “mosnjohja e ligjit, që të dëmton”.

Ky është momenti kur debati politik duhet të vendosë mbi fakte dhe kontribute reale, dhe jo mbi retorikë dhe opinion të pakontrolluar. Ata që flasin për moral duhet së pari ta kenë atë vlerë të karakterit dhe ta kenë deshmuar me veprim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu