Kamberi: Serbia e ndalon me ligj përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar

Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë datë si ditën kur “u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare”.

Kamberi theksoi se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen. “Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur e shkuara jonë heroike takon të ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenari të pathyer,” shkroi ai.

Deputeti shqiptar uroi që flamuri kuqezi të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe dinjitetit për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

“Të valojë flamuri ynë i shenjtë në çdo shtëpi, në çdo zemër dhe në çdo cep të botës ku jetojnë shqiptarët. Me unitet dhe dinjitet mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë,” përfundoi Kamberi.

Mesazhi i tij u shoqërua me urimin për festën më të madhe të kombit shqiptar: “Gëzuar Ditën e Flamurit!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu