Hamza në Uashington: Takim me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ndihmësi special i presidentit Donald Trump

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza sot në Uashington zhvilloi një takim me Charles McLaughlin, ndihmës special i presidentit Donald Trump dhe Mark Fleming, drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet politike dhe ekonomike, si dhe për nevojën që institucionet e Kosovës të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe në një agjendë të qartë zhvillimi, raporton KosovaPress.

“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane.

Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Hamza në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Je budallaqe? Je person budalla?”, Trump kapet me gazetaren (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përplas ashpër me një gazetare duke e quajtur budallaqe, pasi vuri në pikëpyetje akuzën e tij...

Medai Shaholli: “Ndryshimi” sapo ka ndodhur në Kiçevo!

Ndodhi sot në qytetin e Kiçevos pasi ishte Kërçovë deri me 2 nentor, (Uskanë) ku siç njofton Kërçova City Official, rrugët e qytetit nuk...

Nis për të festuar Pavarësinë, përfundon nën të shtëna tmerri në Graçanicë

Me flamur kombëtar e plis u nis për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në Gjilan. Por pikërisht këto simbole besohet se ishin arsyeja pse vetura...

Kërçova sështë më e njejta për ditën e flamurit- Bëje share që ta shohë ajo dorë e tradhëtarit që e shiti!

Kërçova në vitin 2024, gjatë Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit – ishte e mbushur me atmosferë festive. Qyteti ishte i veshur kuq e...

Rama: Adem Jashari, heroi që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot 70-vjetorin e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, duke e cilësuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu