Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një fotografi me gjeneralin, Fadil Hadergjonaj, Bjeshka.
Teksa shihet duke luajtur shah me të, Abdixhiku e cilësoi atë si të qetë, të fortë, të drejtë dhe fitimtar.
“Kur përvoja dhe nderi të rrinë pranë, rruga është krejt e qartë. Bjeshka, si gjithmonë i qetë, i fortë, i drejtë – fitimtar. 28 nëntor 2025”, shkroi kreu i LDK-së.
