Hashim Thaçi uron Shqipërinë nga gjykata e Hagës, ish-presidenti: Sot nuk duhej të kishte seancë për mua, është festa e gjithë kombit shqiptar

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke shprehur revoten e tij për mbajtjen e seancës më 28 nëntor, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

Ky reagim ndodhi në konferencën përgatitore në çështjen ndaj tij, e cila po mbahet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Thaçi tha se kjo seancë do të duhej evituar, ndërsa, shprehu besimin që festat e tjera do t’i festoj bashkë me gjithë shqiptarët në vendin e tij

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor, por i nderuar zotëri gjyqtari është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtetet tjera përkatëse. Siç çdo popull edhe ne shqiptarët kemi histori, traditat, vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seanca pikërisht me 28 nëntor do të duhej evituar, mbajtja e kësaj seance pikërisht me sot më 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare.

Sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare edhe institucion edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet vetëm t’iu uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkarisht”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu