Ambasadori Denion Meidani mesazh për Ditët e Flamurit: Flamuri na bashkon, historia na udhëheq, e ardhmja na thërret

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shënuar Ditët e Flamurit me një aktivitet të veçantë dhe një mesazh frymëzues për shqiptarët në rajon.

Në një sallë të mbushur me miq dhe përfaqësues të komunitetit, Meidani tha se 28 dhe 29 Nëntori janë ditë reflektimi për sakrificën, dinjitetin dhe guximin me të cilat u ndërtua liria.

“Detyra jonë është ta mbrojmë, ta nderojmë dhe ta çojmë përpara, jo me fjalë, por me vepra,” u shpreh ambasadori, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të çdo shqiptari për të ardhmen e përbashkët.

Ai e mbylli mesazhin me fjalët:
“Flamuri na bashkon. Historia na udhëheq. E ardhmja na thërret.”

Eventi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve tradicionale të Ditëve të Flamurit në Shkup.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hoxha Omer Dauti: Gëzuar Ditën e Flamurit, e paçim përherë Shqipërinë!

Hoxha Omer Dauti ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, duke shkruar: “Gëzuar Ditën e Flamurit, të dashur miq! E paçim përherë...

Afrim Gashi uron Ditën e Flamurit: Ta nderojmë historinë, ta ndërtojmë të ardhmen me unitet

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përcjellë një urim të veçantë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe...

Bedri Hamza uron 28 Nëntorin: E kuqja dhe e zeza sot janë betim për një të ardhme prosperuese

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shënuar 28 Nëntorin me një mesazh të fuqishëm patriotik, duke theksuar se kjo ditë përmbledh çdo hap të...

Osmani uron 28 Nëntorin: Historia jonë është shkruar me gjak e guxim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimin e saj për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date për kombin...

Izet Mexhiti uron 28 Nëntorin: “Dita që na rikthen te rrënjët, sakrifica dhe krenaria kombëtare

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i Lëvizjes Evropiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, ka përcjellë një urim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu