Në përmbyllje të dëshmisë së tij, gjenerali Clark e vendosi luftën e UÇK-së në të njëjtin kontekst historik me revolucionin amerikan të vitit 1775.
Ai kujtoi se edhe amerikanët, të cilët luftuan kundër autoritetit britanik, u etiketuan si “terroristë” në atë kohë, por historia i njohu si luftëtarë të lirisë.
Gjenerali Clark deklaroi se edhe shqiptarët e Kosovës u gjendën nën një regjim shtypës të cilin, sipas tij, kishin çdo të drejtë ta kundërshtonin.
Ai theksoi se shoqëritë moderne nuk mund t’i shohin konfliktet përmes lenteve të procedurave ligjore, por duhet të kuptojnë edhe nevojat e njerëzve që luftojnë për lirinë dhe dinjitetin e tyre, derisa përmendi edhe Ukrainën.
Gjenerali Clark foli për gjyqin ndaj ish-presidentit Thaçi, duke ripërsëritur se nuk beson se ai mban përgjegjësi për aktet individuale të dhunës në Kosovë.
