Me pompozitet premtohet para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve anulohet. Tenderi për Sheshin ‘Skënderbeu’ anulohet nga Ministria e Transportit

Me gjithë premtimet e bujshme para zgjedhjeve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka anuluar tenderin për fazën e tretë të sheshit “Skënderbeu” – vetëm një ditë para afatit të dorëzimit të dokumentacionit. Vendimi ka ngritur dilema të forta për seriozitetin dhe transparencën e procesit.

Tenderi, i shpallur më 17 tetor me vlerë 21.2 milionë euro, përfshinte ndërtimin e sheshit dhe të parkingut nëntokësor me mbi 400 vende. Më 3 nëntor, një ditë para afatit final, procesi u anulua me arsyetimin se dokumentacioni kishte “lëshime të konsiderueshme”. Që nga ajo ditë, nuk ka informacione nëse tenderi do të rishpallet.

Ky projekt ishte shndërruar në kartë kyçe politike të zyrtarëve shqiptarë të VLEN-it. Vetëm pak para zgjedhjeve lokale, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi se Qeveria kishte siguruar 25 milionë euro për sheshin dhe parkingun modern, duke e paraqitur investimin si zgjidhje për mungesën kronike të parkimit në Çair dhe Çarshi. Po atë ditë, zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri e quajti projektin “investimin më të madh në historinë e Çairit”, duke premtuar nisje të shpejtë të punimeve.

Pavarësisht premtimeve politike që përsëriten prej më shumë se një dekade, projekti ka ngecur që nga viti 2018, ndërsa sheshi “Skënderbeu” mbetet i papërfunduar përtej platosë aktuale dhe muralit me figurat historike shqiptare. Anulimi i fundit është një tjetër shtyrje në sagën e një premtimi të pambajtur, duke lënë qytetarët e Çairit të presin edhe më gjatë për zgjidhje reale të hapësirës publike dhe parkimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

🚨E funid: SHBA🇺🇸 po rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme me lëvizje që duken si përgatitje për operacione ndaj Iranit🇮🇷 ndërsa Irani...

Rriten ndjeshëm lëvizjet ushtarake të SHBA drejt Lindjes së Mesme, Irani në gatishmëri ajrore Lëvizjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme janë...

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu