OKB miraton rezolutën e SHBA-së për Gazën- Dokumenti përfshin vendosjen e një force ndërkombëtare

Me 13 vota pro, Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi një rezolute të hartuar nga Shtetet e Bashkuara e cila mbështet planin e paqes të Donald Trump për Gazën. Dokumenti, për të cilin Presidenti amerikan tha se do të çonte në paqe të mëtejshme në të gjithë botën, u abstenua nga Rusia dhe Kina, por pa vendosur veton.

Trump u shpreh se votimi që njeh dhe miraton Bordin e Paqes, i cili do të kryesohet nga ai vetë, do të mbahet mend si një nga miratimet më të mëdha në Historinë e Kombeve të Bashkuara. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz tha pas votimit se rezoluta përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm që do t’i mundësojë Gazës të lulëzojë dhe do të krijojë një mjedis që do t’i lejojë Izraelit të jetojë i sigurt.

Izraeli tha se plani i Trump për Gazën do të sjellë paqe dhe prosperitet, por Hamasi, të cilin rezoluta e përjashton nga çdo rol qeverisës në Gaza, tha se dokumenti nuk i plotëson kërkesat dhe të drejtat politike dhe humanitare të palestinezëve.

Plani i paqes përmes të cilit dy palët arritën armëpushimin më 10 tetot, autorizon krijimin e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi që do të bashkëpunojë me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me policinë palestineze të trajnuar rishtazi, për të ndihmuar në sigurimin e zonave kufitare dhe çmilitarizimin e Rripit të Gazës.

Me një gjuhë të ndërlikuar, rezoluta përmend krijimin e një shteti të mundshëm palestinez në të ardhmen. “Sapo Autoriteti Palestinez të ketë kryer reformat e kërkuara dhe rindërtimi i Gazës të ketë filluar, mund të jenë krijuar kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”- thuhet në tekst, mundësi kjo që është hedhur poshtë me vendosmëri nga Izraeli. Rezoluta bën thirrje gjithashtu për rifillimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare në shkallë të gjerë përmes organizatave ndërkombëtare humanitare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bie çmimi i naftës pas sulmit të SHBA-ve në Venezuelë

Ka rënë çmimi i naftës pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë, ku u arrestua presidenti Nicolas Maduro me bashkëshorten e tij, raporton The Guardian...

Alfred Cako: Në vitin 2026 Maqedonia do të ndahet – VIDEO

Cako bën parashikimet e frikshme për 2026. Ai mendon se për Ballkanin ka një marrëveshje mes Trumpit dhe Putinit, e cila është arritur...

Pas rezultateve preliminare, Duda Balje siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës

Duda Balje ka arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen. “Tani, bazuar në...

Zëvendësdrejtori në Agjencinë për Administratë Muhamed Krasniqi: Shtet multietnik, administratë selektive, Pse Lista e Shangait po vendos fatin e qytetarëve?

Zëvendësdrejtor në Agjencinë për Administratë Si u normalizua përjashtimi përmes procedurës dhe u zhvlerësua dija në gjuhën shqipe Si dikush që e ka parë nga afër...

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi, pronar i Fol.mk, dezinformon dhe përfiton para shtetërore për reklama politike

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu