Të dielën e 23 nëntorit në Parkun e Qytetit në Gjakovë do të protestohet me thirrjen “Drejtësi për Daorsën”.
Sipas organizatorëve, me anë të kësaj proteste kërkohet hetim i plotë e transparent për dhunën ndaj Daorsa Spahijës.
“Askush s’është mbi ligjin. Nuk do të heshtim”, thuhet në njoftim.
Daorsa Spahija u gjet e vdekur në Tetovë, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet e para thonë që është vetëvrasje.
Familjarët e miqtë kanë aluduar se Daorsa Spahija u shty në vetëvrasje e kërkojnë hetim mbi këtë çështje.

