Zeqirja Ibrahimi, një prej drejtuesve të koalicionit VLEN, ka reaguar ashpër ndaj librit të ri të Ben Blushit “Jam mysliman”. Në një postim në rrjete sociale, ai e cilëson librin si “provokues” dhe akuzon Blushin se krijon qëllimisht polemika për publicitet dhe përfitim financiar.
Sipas Ibrahimit, titulli synon të nxisë reagime nga besimtarët myslimanë, për t’i mundësuar autorit të paraqitet si “viktimë” dhe të rrisë shitjet, sidomos gjatë panairit të librit në Tiranë. Ai e quan këtë model “letërsi tregtare”, ku vlera matet më shumë me bujën mediatike sesa me cilësinë artistike.
