Gjenerali amerikan Wesley Clark po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Ai tha se, kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, kishte instruktuar gjeneralin Mike Jackson që të parandalonte spastrimin etnik dhe të zvogëlonte aktet e dhunës. Megjithatë, sipas Clark, kjo ishte shumë e vështirë për shkak të situatës dramatike në terren.
Ai theksoi se njerëzit kishin përjetuar kërcënime serioze, vrasje, grabitje dhe djegie të shtëpive nga fqinjët e tyre, duke shtuar se as vetë NATO nuk e kishte kuptuar plotësisht shkallën e dhimbjes dhe traumës që provonin civilët.
