Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të Qeverisë. Zëvendëskryeministri Arben Fetai në intervistën për Alsat u shpreh i sigurt se me këtë rikonstruim, nuk do të preket pozicioni i tij dhe i ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, ndërsa konfirmoi se Bekim Sali është propozim i tyre për zëvendëskryeministër të parë. Ministria e Ekologjisë, siç tha Fetai i takon Lëvizjes Demokratike, ndërsa ajo për Eurointegrime, Alternativës.

“Asnjë parti brenda VLEN-it nuk i ka fituar të gjitha kandidaturat që i kishte nëpër komuna. Ndarja në kuadër të koalicionit VLEN është një çerek i hises për secilin subjekt në çdo nivel. Qoftë në pozicione të emëruara, qoftë në çështje të tjera në të cilat bashkëpunojmë në kuadër të Komisionit Kadrovik, borde e kështu me radhë. Pra thoni që do t’i ruani këto pozita që i keni në qeveri? Po, po. Nuk ka asnjë arsyet të ndryshohet asgjë. Unë besoj që beteja që e kemi bërë si Aleancë për Shqiptarët që arriti të ruaj shumicën dërmuese të strukturave dhe prodhoi këtë rezultat bashkë me partnerët tjerë të koalicionit VLEN”, deklaroi Arben Fetai, VLEN.
Ndërkohë, vijon diskutimi brenda VLEN-it për shkrirjen e koalicionit në parti, ashtu siç kanë paralajmëruar krerët e partive. Fetai, pajtohet me mendimin e Bilall Kasamit se ky proces është kompleks, meqë ka struktura të shumë partive, megjithatë sipas tij, në ditët në vijim do të ketë zhvillime.

“Kemi filluar veçmë diskutimet rreth mënyrës, formës dhe procesit i cili duhet të prodhojë këtë unifikim të koalicionit VLEN. Do të ndodh shpejtë apo? Do të ketë vazhdime gjatë ditëve në vijim në mënyrë që të dakordohemi edhe formën edhe procesin…”, tha Arben Fetai, VLEN.

Lidhur me çështjen e liderit të ardhshëm nëse koalicioni shkrihet në parti, Fetai tha se kjo është çështja më e parëndësishme. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu