Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, “ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, në qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej.
Ngjarja dedikuar arsimit, për pak sa u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore” – siç njofton in7.

Përderisa gradonačallniku i Tetovës, Bili i vockël, u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në shqip, “ministrja disa herë e ndërpreu për të kërkuar që komunikimi të ishte më i shkurtër ose të bëheshin përkthime në maqedonisht, pasi siç tha ajo, duhet ta kuptojnë edhe ata që nuk e dinë shqipen”- bën të ditur in7.

Kjo ishte paraqitja pa filtra e shovenistes Vesna, para gradonačallnikut Bili, ( i cili eshtë mësuar nga eprorët e tij me ndërhyrjet e ndryshme gjatë paraqitjeve publike) pasi nuk e duronte gradonačallnikun duke folur shqip dhe nuk i pritej kur ta përkthente në sllavishten e saj.

Kjo ndërhyrje flet qartë për jotolerancen dhe pabarazinë gjuhësore e etnike që po manifestohet gjithandej brenda Severnistanit, sidomos pas ardhjes së “ndryshimit” të madh me vlenushkat në qeverinë e koalicionit, në krye me kryekomitin Micko.

Ky ishte “ndryshimi” që vleushkat i premtuan shqiptarëve për barazi gjuhësore dhe tolerancë ndëretnike, zhvillim dhe progres ekonomik, ku të gjitha investimet tashmë janë orientuar nga lindja e Severnistanit, ndërsa në pjesën perëndimore shqiptarët presin me sytë nga qielli, apo ca më keq akoma ata po përgatisin valixhen per t’ia mbathur drejt perendimit për nje jetë më të mirë, sepse u pa puna, ndryshimi i shumë premtuar nuk erdhi, përkundrazi, solli zhgënjim.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu