Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”.

Sipas tij, procesi i konsultimit publik nuk ka marrë në konsideratë vërejtjet e komuniteteve fetare, ndërsa ligji është miratuar “si imponim nga Bashkimi Evropian” dhe jo si një nevojë reale e shoqërisë shqiptare.

“Gjatë gjithë procesit të dëgjimit, ne jemi interesuar për të ruajtur vlerën e familjes, por asnjë nga vërejtjet tona nuk u mor parasysh. Ata që e votuan, thanë se kështu kërkonte BE-ja. Pra, nuk erdhi si një nevojë reale e shoqërisë, por si imponim”, është shprehur Cikalleshi.

Myftiu theksoi se Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha, si emigracioni apo moszhvillimi ekonomik, ndërsa çështjet e barazisë gjinore, sipas tij, nuk përbëjnë prioritet.

“Kemi disa vite që nuk përfitojmë nga fondet IPARD të BE-së. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së ligjit për barazinë gjinore. Edhe tani që u miratua, nuk besoj se fondet do të vërshojnë”, tha ai.

Në vijim, Cikalleshi u shpreh se besimet fetare në Shqipëri përpiqen të ruajnë familjen dhe shoqërinë nga antivlerat, duke theksuar se “agjenda të tilla që duken si mbrojtje nga diskriminimi, në praktikë hapin rrugë për pasoja të tjera”. Ai paralajmëroi se pas këtij ligji, “do të diskutohet edhe martesa e të njëjtës gjini”, duke shtuar se “në vende të tjera janë parë pasoja absurde të tilla nisma”.

Sipas tij, çështjet që lidhen me identitetin gjinor janë “të gabuara fetarisht dhe shkencërisht”.

“Nuk ka teori që njeriu lind në trup të gabuar”, u shpreh Cikalleshi, duke kritikuar gjithashtu mungesën e aksesit të komuniteteve fetare në edukimin e fëmijëve në shkolla.

Ai theksoi se ndërkohë që fetarët përjashtohen nga edukimi moral i të rinjve, “agjenda të tjera ideologjike” marrin hapësirë në sistemin arsimor.

“Sa më të vegjël fëmijët, aq më e lehtë është të ndikohen për trajtime hormonale apo operacione që i përshtatin me ideologjinë e tyre”, përfundoi Myftiu i Korçës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu