Redi Muçi: Socialisti që tronditi elitat e New York-ut: çfarë përfaqëson modeli politik i Zohran Mamdanit

Redi Muçi:
Bashkinë e New York-ut e fitoi një 34-vjeçar socialist mysliman që e nisi fushatën me 1%.
Zohran Mamdani propozon taksimin me 2% për këdo që fiton mbi 1 milion dollarë në vit, në një prej qyteteve me më shumë milionerë në botë, plot 400.000. Kjo bëri që ai të kishte kundër miliarderët e qytetit, me në krye Michael Bloomberg-un, që mblodhën mbi 40 milionë dollarë për një fushatë denigruese kundër tij, duke e akuzuar si KOMUNIST dhe si njeriu që do shkretojë qytetin sepse do shkaktojë largimin e të pasurve. Përgjigjja e tij: ““Po shpenzojnë më shumë para [për të më denigruar] sesa po t’i taksoja”.
Zohran Mamdani e vuri gishtin në plagë – në pabarazinë ekonomike dhe në papërballueshmërinë e të jetuarit në New York, qytetit që u mundëson të pasurve të jetojnë në luks dhe i detyron të varfrit ta braktisin atë. Ai deklaron se edhe të pasurit janë të ndërgjegjshëm për shërbimet e munguara të qytetit që do ta përmirësonin jetesën për të gjithë. Mamdani propozon:
– ngrirjen e çmimit të qirave të shtëpive,
– transport publik falas,
– asistencë ekonomike për të porsalindurit dhe shërbim falas për të moshuarit,
– supermarkete publike,
– rritjen e pagës minimale.
Zohran Mamdani është ndër të paktët politikanë në Amerikë që ka kurajën të denoncojë publikisht gjenocidin që po kryhet nga shteti i Izraelit ndaj palestinezëve, çka nxiti komentin e kundërshtarit të tij, Andrew Cuomo-s: “Imagjioni një tjetër 11 Shtator me atë në drejtimin e qytetit.”
Fitorja e Zohran Mamdanit është perspektiva më e mirë që ka SHBA për t’u distancuar nga politikat e urrejtjes dhe të përçarjes. Në fjalimin e tij pas fitores, Mamdani citoi sindikalistin dhe politikanin e ndritur të së majtës amerikane, Eugene Debs-in, me fjalët: “Edhe pse dielli për sot perëndoi në qytetin tonë, unë shoh agimin e një dite më të mirë për njerëzimin.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

Spiropali me deputetet shqiptare: Dialog dhe unitet për rrugën europiane

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një tryezë të përbashkët me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së...

Elisa Spiropali: Presim zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme...

Adnan Azizi: Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës

Shefi i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi në takimin me strukturat e VLEN-it në Gostivar në hapjen e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu