Strugë- VMRO do të marrë 60% të pozitave në komunë, në proporcion me votat e dhëna!

Sipas burimeve të brendshme brenda koalicionit VLEN, në rast të fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, VMRO-DPMNE do të marrë 60% të pozitave në Komunë, në proporcion me votat që kjo parti ka siguruar në raundin e parë.

Të njëjtat burime theksojnë se ky është një marrëveshje e brendshme politike mes përfaqësuesve të VLEN-it dhe VMRO-së, bazuar në rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve, ku kandidati i “pavarur” Mendi Qyra ka marrë mbi 5.000 vota nga elektorati i VMRO-së.

Ky zhvillim, sipas burimeve, ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë mes shumë aktivistëve të VLEN-it në Strugë, të cilët ndihen të mashtruar nga mënyra se si po menaxhohet marrëdhënia politike me VMRO-në.

“Kjo marrëveshje e fshehtë tregon qartë se kandidati i ashtuquajtur ‘i pavarur’ është në fakt kandidat i VMRO-së në Strugë,” – tha për portalin tonë një eksponent politik i VLEN-it që ka kërkuar të mbetet anonim.

Sipas tij, përpjekjet e VLEN-it për ta paraqitur Mendi Qyrën si kandidat të pavarur janë “kamuflim politik” me qëllim për të fshehur ndikimin e drejtpërdrejtë të VMRO-së në fushatën lokale.

“Të gjitha sinjalet tregojnë se pushteti në Strugë, në rast të fitores së Mendi Qyrës, do të ndahet në mënyrë proporcionale, me 60% për VMRO-në dhe 40% për VLEN-in. Kjo është marrëveshje politike, jo kandidaturë e pavarur,” – shton burimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu