Një deklaratë e Zeqirija Ibrahimit ka nxitur reagimin e ashpër të artistit të njohur Xhevdet Xhevdo Jashari.
Ibrahimi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shkruar se “Përkatësia ETIKE është më e rëndësishme se përkatësia ETNIKE”, duke aluduar se në zgjedhjet lokale në Kërçovë vota duhet të bazohet në moral dhe jo në etni — një qëndrim që shumë e kanë lexuar si thirrje për të votuar kandidatin e VMRO-së.
Por kjo deklaratë ka irrituar Xhevdet Jasharin, i cili ka reaguar ashpër duke e quajtur “budallallëkun e shekullit”.
Në reagimin e tij Jashari shkruan:
“Budallallëku i shekullit (a nëse e ke thon për interesa politike momentale, atëherë sa më shpejt duhet të zhdukesh nga kjo punë).
Unë mundem të të DH* në Etikë, ama kurrë s’mundem me të DH* në ETNI!”
Reagimi i Jasharit është bërë viral, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke hapur debat të ri mbi kufirin midis përkatësisë etnike dhe asaj morale në politikë.
