AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri – mashtrimin.

“Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e VMRO-DPMNE-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e Levicës. I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski e tha qartë: “Bilall Kasami nuk duhet të turpërohet apo të ndihet në siklet që maqedonasit në Tetovë votuan për të në raundin e parë. Tani ai duhet t’u përgjigjet atyre njerëzve, sepse ata janë mbështetësit e tij”. Kjo tregon se kush i komandon dhe kush i dirigjon. VLEN-i e ka shitur kauzën shqiptare prej kohësh – që në vitin 2024, kur pas disfatës në zgjedhje pranuan të bëhen vasalë të VMRO-së. E njëjta histori po përsëritet edhe tani, pas humbjes së zgjedhjeve të 19 tetorit, kur ata sërish i dorëzuan komunat me shumicë shqiptare në duart e Mickoskit dhe të partisë së tij. Por kjo gjendje nuk do të zgjasë. Më 2 nëntor, shqiptarët do të flasin qartë dhe me dinjitet – do t’i thonë JO vasalëve të VMRO-së dhe Mickoskit, duke zgjedhur rrugën e dinjitetit dhe përfaqësimit të vërtetë politik. E për pak desh harruam një pyetje që kërkon përgjigje të sinqertë: Pse hoqët dorë nga mbështetja e kandidatit Haqim Ramadani në Bërvenicë?”, thuhet në komunikatën e AKI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu