Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ne një status publik në Facebook ka shpërther, duke akuzuar se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” është liruar nga stacioni policor vetëm pasi “ka pranuar se është në zemër dhe shpirt me VLEN”.
Sipas postimit të saj, pas disa orësh presion dhe bindje në polici, drejtori është liruar menjëherë sapo ka nënshkruar një deklaratë për anëtarësim në partinë VLEN. Arsovska thekson se ai “nuk është fajtor për asgjë” dhe se e ka kryer punën e tij “me ndershmëri dhe përkushtim”.
“Pasi nënshkroi deklaratën se është VLEN, menjëherë e liruan që të vazhdojë punën e tij”, ka shkruar Arsovska, duke shtuar se këto presione janë “abuzim politik i pastër”.
Në të njëjtën postim, Arsovska ka sulmuar edhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e akuzuar se kishte premtuar arrestime të funksionarëve të BDI-së, por në vend të kësaj “i pranon në koalicion sapo kalojnë në VLEN”.
