Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku me kroatin, janë larguar edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik: Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.
Të ngjajshme
Një person nga Struga sulmoi policët pasi u kap duke peshkuar ilegalisht në lumin Drini i Zi
Në njoftimin zyrtar, klubi bardhezi bën të ditur se drejtimin e përkohshëm të skuadrës ia ka besuar Massimo Brambilla-s, i cili do të jetë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Udineses, të mërkurën në mbrëmje.
“Klubi falënderon Igor Tudorin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë muajve të fundit dhe u uron gjithë të mirat në karrierën e tyre të ardhshme,” thuhet në komunikatën e Juventusit.
Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes. Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze.
