Gazetari dhe pronari i TetovaSot, Rami Mislimi pas kërcënimit nga ana e Mickovskit për shkarkimin e Haqim Ramadanit kandidatit të VLEN në komunën e Bervenicës, përmes një postimi në profilin e tij ka pyetur publikisht Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin se përse nuk e marrin në mbrojtje Haqim Ramadanin dhe pse kanë frigë të thonë se Bervenica do të jetë komunë shqiptare me Haqim Ramadanin, shkruan Top24
Ku janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pse nuk e mbrojnë Haqim Ramadanin?
Sot, kur një kandidat shqiptar që lufton i vetëm për komunën e tij, Haqim Ramadani, goditet me shkarkim nga pozita pas zgjedhjeve, dy liderët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami nuk japin asnjë zë. Ata që pak muaj më parë na premtuan “dinjitet politik” dhe “pozitë të fortë për shqiptarët”, sot heshtin.
Ku janë tani ata që flasin për barazi, drejtësi, forcë dhe mbrojtje të shqiptarëve?
Pse nuk i dalin zot Haqim Ramadanit dhe e lënë të vetëm përballë shtetit dhe një sistemi të padrejtë?
Nëse nuk kanë guxim të mbrojnë një shqiptar apo kanë frikë nga pozitat dhe qortimet e kryeministrit, si mund të mbrojnë mijëra shqiptarë që i votuan me besim?
Sot u pa qartë: kur vjen puna për t’u përballur me të fortët, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti zgjodhën heshtjen.
Nëse keni guxim, pse nuk shkoni nesër në Bervenicë?
Ai do të vijë bashkë me qytetarë dhe diasporën për t’u përballur me vetë shtetin, ndërsa ju e keni lënë në baltë.
Haqim Ramadani nuk është vetëm. Edhe pa mbështetjen tuaj, ai ka popullin!
