Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunë e Çashkës.
Ankesat e VMRO-DPMNE-së që të gjitha u cilësuan si të pa baza dhe u refuzuan njëzëri, raporton SHENJA.
Nga ana tjetër ankesat e koalicionit të LSDM-së, përfaqësuesja e koalicionit i tërhoqi të njëjtat në momentin që u mbajt seanca.
Sipas kësaj, në Çashkë tani më zyrtarisht ka përfunduar votimi, dhe kjo komunë për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar.