Thyhet Armëpushimi: Izraeli rinis bombardimet intenzive në Gaza, të paktën 18 viktima

Qetësia në Gaza ka zgjatur shumë pak. Izraeli ka rifilluar bombardimet masive në jug të enklavës, duke goditur zonat e Khan Younis, Rafah dhe Nuseirat, ndërsa ka pezulluar edhe dërgimin e ndihmave humanitare ‘deri në njoftim të mëtejshëm’.”

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet janë përgjigje ndaj një serie incidentesh, ku sipas tyre, militantë të Hamasit qëlluan mbi trupat izraelite, duke vrarë dy ushtarë. Si kundërpërgjigje, avionët luftarakë goditën “dhjetëra objektiva të Hamasit”, përfshirë tunele dhe depo armësh.

Autoritetet shëndetësore palestineze raportojnë se të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga sulmet e fundit, ndërsa zyrtarët në Gaza thonë se që nga nisja e armëpushimit më 10 tetor janë vrarë gjithsej 38 civilë dhe janë plagosur mbi 140 të tjerë. Midis viktimave janë edhe gra e fëmijë.

Një nga goditjet më të rënda ndodhi në qytetin Al-Zawaida, ku u vra komandanti i njësisë elitë të Hamasit, Yahya al-Mabhouh, së bashku me disa luftëtarë të tjerë.

Ndërkohë, Hamas ka deklaruar se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe ka mohuar çdo përfshirje në incidentet e raportuara në Rafah, duke akuzuar Izraelin se po “kërkon justifikime për të rinisur luftën”. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të “reagojë me forcë ndaj çdo shkeljeje”.

Situata humanitare është përkeqësuar ndjeshëm. Ndërprerja e ndihmave ka bërë që çmimet e ushqimeve dhe furnizimeve bazë të rriten ndjeshëm, ndërsa qindra familje po braktisin shtëpitë nga frika e një rikthimi të plotë të luftimeve. Pikëkalimi i Rafahut me Egjiptin mbetet i mbyllur, duke bllokuar hyrjen e karburanteve dhe ndihmave për mijëra persona që ndodhen në prag urie.

Ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari po përpiqen të ruajnë komunikimin mes palëve për të shmangur kolapsin e armëpushimit, por shpresat janë gjithnjë e më të zbehta. Gaza, pas gati dy vitesh lufte të pandërprerë, po përballet sërish me ankth, frikë dhe pasiguri për të ardhmen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu