“Bëni share ose harro vendime!” – mesazhi kërcënues i kunatit të Bekim Salit tregon si trajtohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit

Një mesazh i dërguar nga Ermal Fuga, kunati i Bekim Salit, ka ngjallur reagime dhe shqetësim në rrjete sociale. Përmbajtja e mesazhit zbulon një formë presioni që, sipas qytetarëve, tregon mënyrën e padrejtë se si trajtohen njerëzit nga ata që janë afër pushtetit.

Në mesazhin që po qarkullon, Fuga kërkon që personat që presin vendime nga institucionet të tregojnë mbështetje publike në rrjete sociale, duke shpërndarë postime të caktuara.

“Secili çka asht n’list për vendim, dueht mi bo share kryetarit edhe drejtorave tonë. Nëse s’bajn, problem vendime me marr!”, – shkruan Ermal Fuga.

Ky mesazh është cilësuar nga qytetarët si një formë presioni dhe shantazhi politik, që kushtëzon të drejtat e njerëzve me bindje apo përkushtim ndaj figurave të pushtetit.

Veprime të tilla, sipas reagimeve në rrjete, janë shembull i keqpërdorimit të pozitës dhe cenojnë besimin e qytetarëve tek institucionet publike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“VV risolli kandidatë me aktakuza”, Arifi paralajmëron rrezikun për zgjedhjet (VIDEO)

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar listat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se këtë vit nuk pati ndonjë befasi të...

Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë

Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet veriun e Japonisë: shkakton cunami dhe lë 23 të plagosur (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 goditi pjesën veriore të Japonisë të hënën mbrëma, duke plagosur më shumë se 20 persona dhe duke...

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit, presidenti hungarez: Turqia, garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, janë pajtuar që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu