Osmani: Me një votim më 19 tetor mund të ndryshohet kursi i historisë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Shenja, duke bërë sërish paralele midis ditës së votimit dhe 13 gushtit, tha se më 19 tetor, qytetarët me një votim do t’i japin një drejtim të ri historisë.

“Prandaj thash, 19 tetori është ‘13 gushti i dytë’. Ashtu siç sot të gjithë pyesin ‘ku ishe më 13 gusht’, do të pyesin ‘ku ishe më 19 tetor’,” deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit, pikërisht tani është krijuar momenti kur historia ndodhet në një udhëkryq dhe kur me një vendim duhet të prishet komoditeti dhe rehati.

“Unë hyra në këtë betejë si ‘punëtor’, si rojtar i kursit dhe i sakrificës së njerëzve, i djersës dhe gjakut të tyre”, tha Osmani.

Ai theksoi se nuk ka asnjë ambicie personale për karrierë në Çair, sepse në veprimtarinë e tij politike tashmë i ka arritur të gjitha pozicionet e mundshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Unë nuk jam si kundërkandidati im, i cili pas 12 vitesh si kryetar komune, gjatë të cilave e shkatërroi komunën dhe u zhvendos në Butel, tani po kthehet përsëri për të kërkuar besimin e qytetarëve”, tha Osmani.

Sipas tij, Izet Mexhiti e ka tradhtuar një herë organizatën e vet, liderin e vet dhe aktivistët që kanë punuar për të, e tani kërkon përsëri një shans.

“Prandaj dua t’u drejtohem shikuesve: Dilni dhe votoni! Sidomos në Çair. Ne kemi mbi supe barrën që ta pastrojmë këtë ‘laborator’ që dëshiron të instalojë koncepte të kundërta me vlerat tona”, theksoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu