Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup tha se vendi duhet të bëjë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian (BE). Von der Leyen po vizitoi vendin si pjesë e turneut të saj ballkanik.
Ne e mbështesim plotësisht Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë. Ju duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakordësuara. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi von der Leyen në X pas takimit me Mickoskin në Qeveri, pas të cilit nuk pati konferencë për shtyp.
Qeveria njoftoi pas takimit se u diskutua perspektiva evropiane, përparimi i proceseve të reformës, bashkëpunimi ekonomik, siguria energjetike dhe transformimi digjital.
“Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai theksoi se vendi pret angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra”, njoftoi Qeveria.