Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e cilësuar Butelin si një zonë me potencial të madh për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz.

“Gjatë vizitës në Butel ritheksuam nevojën e mobilizimit të gjithëmbarshëm, sepse Buteli ka potencial të madh dhe meriton të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare,” tha Ahmeti.

Ai bëri thirrje për unitet, besim të ndërsjellë dhe përkushtim të përbashkët drejt fitores në zgjedhjet e 19 tetorit:

“Me bashkim, besim dhe përkushtim, të ecim përpara!” ishte mesazhi i tij i qartë dhe motivues.

Tubimi në Butel u prit me entuziazëm nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetje për vizionin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidaturën që premton zhvillim dhe përfaqësim të denjë për të gjithë banorët e kësaj komune./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VV: Shqipëria të kërkojë drejtësi në OKB dhe KIE për UÇK-në, jo në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar të mërkurën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para se të protestojë kundër padrejtësisë të së ashtuquajturës Gjykatë Speciale, së...

Sela: Referendumi Kombëtar foli në Çair- Jo më diktat dhe degradim!

Çair, 15 Tetor 2025- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas tubimit të mbajtur sonte në Çair, duke e cilësuar atë...

Arben Ratkoceri: Pabarazi në arsim në Butel- 31 nxënës në klasat shqipe, vetëm 13 në ato maqedonase

Të dhënat më të fundit nga Komuna e Butelit zbulojnë një pabarazi të theksuar në shpërndarjen e nxënësve sipas përkatësisë gjuhësore. Sipas statistikave, në...

Ziadin Sela: Në Butel nuk ka ndasi politike, por referendum kombëtar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në...

Osmani zbulon: Brukseli pret që Qeveria e re me AKI-n të sigurojë ndryshimet kushtetuese

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sontëm në Çair zbuloi se ka marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu