Një skenë e pazakontë ka ndodhur sonte në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së Serbisë, ku trajneri Dragan Stojkoviç ka deklaruar dorëheqjen e tij publikisht, ende pa përfunduar ndeshja.
Pas një paraqitjeje të dobët të skuadrës serbe, Stojkoviç ka folur shkurt për mediat, duke marrë përgjegjësinë e plotë për situatën:
“Unë jam fajtori më i madh, mos fajësoni lojtarët. Është përgjegjësia ime.”
Trajneri shtoi se nuk ka më kuptim të udhëheqë ekipin në ndeshjen e radhës kundër Andorrës:
“Është e pakuptimtë të udhëtoj në ndeshjen ndaj Andorrës. Kam ofruar dorëheqjen.”
Kjo deklaratë ka tronditur opinionin sportiv në Serbi dhe më gjerë, teksa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Federata Serbe e Futbollit lidhur me dorëheqjen e trajnerit. Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e tij do të pranohet menjëherë apo pas përfundimit të ciklit kualifikues.