Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi projektet kryesore shëndetësore që janë pjesë e programit të tij për katër vitet e ardhshme, duke paralajmëruar një qasje të re në politikën lokale shëndetësore.

Marketing

“Unë sot, por edhe si kryetar i ardhshëm, e shoh veten si mjek kujdestar për 80.000 banorët e komunës së Çairit,” deklaroi Osmani, duke theksuar se, megjithëse shëndetësia nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë komunale, çdo politikë lokale ndikon në shëndetin e qytetarëve.

Projekti më i rëndësishëm që Osmani paralajmëroi është krijimi i një spitali mobil, si një karvan që çdo ditë do të jetë i pranishëm në lagje të ndryshme, ku qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë falas kontrolle parandaluese shëndetësore.

“Çdo ditë, në një lagje do të ketë spital mobil, ku qytetarët vullnetarisht do të mund të bëjnë kontrolle parandaluese shëndetësore. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për zbulimin e rasteve individuale, por edhe për rritjen e vetëdijes së përgjithshme,” tha Osmani.

Shtylla e dytë e programit shëndetësor janë ekipet shëndetësore për personat e moshuar, të përbëra nga mjekë dhe infermierë, të cilat do t’i vizitojnë pensionistët dhe personat që jetojnë vetëm.

“Personat e moshuar, në një mënyrë apo tjetër, janë më të prekurit për sa i përket shëndetit. Për ta do të formojmë ekipe shëndetësore të përbëra nga mjekë dhe infermierë, të cilat do të shkojnë dhe do t’i vizitojnë në shtëpitë e tyre kur të ketë nevojë,” theksoi Osmani.

Ai gjithashtu paralajmëroi programe të veçanta parandaluese për gratë, me fokus në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mbështetjen e shëndetit fizik dhe mendor.

“Çështja e grave ishte prioriteti më i rëndësishëm në programin shëndetësor. Komuna do të ketë projekte të veçanta për prioritetizimin e shëndetit të tyre,” deklaroi Osmani.

Osmani theksoi se vizioni i ri për shëndetësinë në Çair bazohet në parandalim, e jo në ndërhyrje të kushtueshme dhe të vonuara. Ai paralajmëroi se gjendja aktuale në Çair është shqetësuese.

“30% e fëmijëve në Çair kanë disa sëmundje kronike të mushkërive për shkak të ndotjes, për shkak të pluhurit në rrugët tona. Raportet policore tregojnë se katër persona në ditë në Çair përfundojnë në tryezë operacioni për shkak të kaosit urban dhe aksidenteve rrugore,” tha Osmani.

Sot Osmani mori pjesë në ngjarjen “Shëndet për të gjithë në komunën tonë”, një nismë e përbashkët e Sekretariatit për Shëndetësi dhe Forumit Rinor të Aleancës Kombëtare për Integrim, e cila u mbajt në Çarshinë e Vjetër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu